English

Shba-Ja Heq Dorë Nga Lufta Kundër Terrorizmit, Al-Kaida Armiku Kryesor

UASHINGTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Strategjia e re e sigurisë kombëtare të presidentit Barack Obama e përcakton saktësisht Al-Kaidën si kundërshtarin kryesor të Shteteve të Bashkuara dhe nuk i referohet më "luftës kundër terrorizmit", njofton Shtëpia e Bardhë në një dokument të bërë publik sot. "Vazhdojmë përpjekjet për të mos e quajtur më të ligjshëm përdorimin e terrorizmit dhe për të izoluar ata që e përdorin atë", mësohet nga ky dokument objekt i diskutimeve intensive në administratën Obama që prej 16 muajve. "Nuk është një luftë botërore kundër një taktike, terrorizmit, ose një feje, islamit", thuhet më tej në dokument. "Jemi në luftë kundër një rrjeti të veçantë, Al-Kaida, dhe terroristët e tij që përkrahin përpjekjet për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë", theksohet në dokument. /I.Pu.
KOMENTE