Shba-Ja Teston Një Raketë Me Shpejtësi Gjashtë Herë Më Të Madhe Sesa Ajo E Zërit
UASHINGTON, 26 maj /ATSH-AFP/ - Forcat ajrore amerikane njoftuan se kishin testuar dje në në Paqësor një raketë me dalje në det "hipersonike" me një shpejtësi gjashtë herë më të madhe, rreth 7 000 kilometra në orë.
Kjo lloj arme është krijuar për të goditur objektivat më larg se një orë dhe mund të zëvendësojë raketat balistike aktuale.
Disa vende dyshojnë se SHBA-ja kërkon të bëjë një armë bërthamore.
Fluturimi provë i raketës X-15A Waverider zgjati rreth 200 sekonda. Kjo është koha më e gjatë e realizuar nga një aparat i këtij lloji.
"Ne jemi të mrekulluar që kemi arritur të realizojmë pjesën më të madhe të provave që në misionin e parë hipersonik nga X-51A", deklaroi Charlie Brink, drejtor i programit./
/ec/ a.jor.