Shba - Sondazh - Opinioni Publik Humbet Durimin Me Obamën Për Ndotjen E Ambientit Në Brigjet E Luizianës
NJU JORK, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Opinioni publik amerikan po humbet durimin me presidentin Barack Obama për çështjen e ndotjes së ambientit në brigjet e Luizianës dhe të shteteve të tjera të Gjirit të Meksikës pas shpërthimit në platformës së naftës ''Deepwater Horizon''.
Sipas një sondazhi të organizuar nga ''Usa Today'' dhe ''Gallup'', 53 për qind e amerikanëve janë të bindur se Obama e ka kontrolluar ''keq'' ose ''shumë keq'' situatën e krijuar, ndërkohë që 43 për qind mendojnë se presidenti po bën një punë të mirë.
Për rreth 66 për qind të të pyeturve ndotja e brigjeve nga nafta përbën një ''fatkeqësi''.
Për 37 për qind kjo ngjarje është më e rënda e shekullit, ndërsa 52 për qind të tjerë mbështesin përpjekjet që po bëhen për eliminimin e pasojave./ a.jor.