English

Shtetet e Bashkuara shpallin strategjinë për siguri kombëtare

Uashington, 27 Maj, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një strategji të re e cila parashikon rregulla të reja për sigurinë e tyre kombëtare, që pritet të publikohet ditën e sotme.

Raportohet se element kryesor në këtë dokument që do të paraqitet sot nga Shtëpia e Bardhë është kërcënimi nga terrorizmi, i cili thuhet se e ka origjinën brenda Amerikës.

Duke cituar përkatësisht se SHBA “nuk konsiderojnë se janë në luftë me Islamin”, strategjia parashikon nevojën për bashkëpunim global për t’u ballafaquar me një numër të madh të kërcënimeve globale ndaj tyre.

Nga ana e tij, këshilltari i lartë i presidentit amerikan për anti-terrorizëm, Xhon Brenan, tha se strategjia parashikon që secila administratë e çdo shteti të SHBA-ve, të paraqesë të dhënat e saj mbi sigurinë kombëtare.

n.e/NOA

KOMENTE