English

Spanja miraton paketën e shpëtimit ekonomik

Madrid, 27 maj, NOA - Ligjvënësit spanjollë kanë miratuar një paketë financiare në vlerë prej 15 miliardë eurosh, që do të ndihmojë vendin të përballojë defiçitin buxhetor.

Plani parasheh një shkurtim prej 5% të shpenzimeve për pagat e punonjësve civilë dhe të fondeve për investime publike.

Plani synon shkurtimin e defiçitit nga 11% që është aktualisht në 6% në vitin 2011. Masat e Spanjës synojnë të mënjanojnë një krizë të llojit të Greqisë. Por specialistët mendojnë se paniku është më i rrezikshëm sesa vet situata ekonomike. N

daj dhe vendimi për paketën e shpëtimit mendohet të sjelle një normalizim të tregut të brendshëm.

Spanja ka një nivel papunësie 20%, që është dy herë më e lartë se mesatarja e eurozonës.

m.xh/NOA/FRE

KOMENTE