English

Tentoi të vriste me automatik në mes të Korçës, kapet i kërkuari

Korçë, 27 Maj, NOA – I shpallur në kërkim prej më shumë se një muaj, prej forcave të policisë, autori i cili tentoi të vriste një bashkëmoshatarin e tij me automatik në mes të Korçës, ka mundur të arrestohet sot në flagrancë prej tyre.

Fjala është për Olger Mustafën, 25-vjeç, i cili është shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së kryer më 15 prill të këtij viti, ndaj bashkëmoshatarit të tij M.Hysolli, ndërsa në vendngjarje, pas largimit të tij, bashkë me armën e krimit u gjendën edhe 12 gëzhoja si dhe një predhë.

Ndaj tij, rëndojnë veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" si dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike", të parashikuara nga nenet 79, 22 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE