Port Elizabeth, 27 Maj, NOA – Ndërsa në të gjithë botën kanë nisur të shfaqen ethet e para të organizimit të kampionatit botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”, një lajm i keq ka mbërritur prej stafit organizator të këtij evenimenti të madh futbollistik.
Kështu, përfaqësues të tij përmes një njoftimi përkatës, kanë bërë me dijeni se është ndarë nga jeta këngëtari operistik jug-afrikan, Sipivo Ntshebe, i zgjedhur si interpretuesi i hapjen solemne të kampionatit botëror të futbollit.
Lajmi i rëndë shoqërohet me sqarimin se stari i zgjedhur për të hapur siparin e evenimentit “Afrika Jugut 2010”, ka vdekur si pasojë e sëmundjes së meningjitit.
Bëhet me dijeni ndërkohë, se 34-vjeçari Ntshebe është shtruar javën e kaluar në spitalin e Port Elizabeth, por nuk ka mundur të dalë dot i gjallë që andej.
Ka qenë vetë Neslon Mandela ai që ka përzgjedhur Ntshebe, si të preferuarin e tij për të hapur kampionatin e madh të futbollit, më 11 qershor.
n.e/NOA