English

Vizat/Malstrom Konfirmon Hyrjen Në Fuqi Të Rekomandimit Të Kolegjit Të Komisionerëve

TIRANË, 27 Maj/ATSH-Mira Shkurta/.- Sot në mesditë hyri në fuqi rekomandimi i Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnje Hercegovinën, i miratuar dje në Bruksel. Gjatë një konference për shtyp në selinë e KE-së në Bruksel, komisionerja për Çështjet e Brendshme në KE, Cecilia Malstrom duke informuar për këtë vendim të marrë nga komisionerët e Kolegjit tha se ai i jep mundësi qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë me pasaporta biometrike, pa viza në zonën Shengen. Por, shtoi ajo do i takojë Parlamentit Europian të marrë vendimin final për këtë propozim, por shpresoj që shumë shpejt qytetarët nga Shqipëria e Bosnja do të kenë përfitimet e regjimit të vizave. "Ky propozim sjell lajme të mirë për shqiptarët e boshnjakët, pasi liberalizimi i vizave është pjesë e politikës së BE-së për të lehtësuar kontaktet e njohur njëri-tjetrin dhe Bashkimin Europian", theksoi komisionerja Malstrom. Ajo nënvizoi se rekomandimi i sotëm është rezultat i një pune shumë të vështirë nga autoritetet shqiptare dhe boshnjake, të cilat kanë bërë progres të madh në forcimin e kontrollit të pasaportave dhe kornizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar. Ajo theksoi se Shqipëria ka ende disa kritere të paplotësuara përfundimisht, si të zhvillojë një strategji dhe politikë për të mbështetur integrimin e të riatdhesuarve, të forcojë zbatimin e ligjit dhe kornizën ligjore për të luftuar krimin e korrupsionin, si dhe të zbatojë kornizën ligjore të konfiskimit të aseteve kriminale./a.s//a.gj/
KOMENTE