English

Withers nga Elbasani: Bashkëpunimi politik qetëson situatën politike

Elbasan, 27 Maj, NOA – "Politika shqiptare të gjejë rrugën e bashkëpunimit, pasi kjo rrugë sjell qetësi në vend"...

Kjo ishte deklarata mbi situatën politike në vend, që bëri paraditen e të Enjtes, nga Elbasani, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Withers, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Korpusit të Paqes.

Kjo deklaratë e diplomatit amerikan erdhi pikërisht në momentin kur Shqipërisë prej takimit informal të Starsburgut iu përcaktua nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, dy javë kohë për zgjidhjen e krizës politike.

Nga, e mërkura, kanë mbërritur në Tiranë edhe katër ekspertë të BE-së, të cilët po zhvillojnë takime me krerë të mazhorancës dhe opozitës për t’i dhënë një zgjidhje situatës së rënduar politike në vend qysh prej zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare te qershorit të vitit të shkuar.

mit/NOA
KOMENTE