English

Xhamajkë - Mbi 44 Viktima Civile Nga Përleshjet E Bandave Të Drogës Me Forcat E Rendit

KINGSTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Numri i civilëve të vrarë në Xhamajkë nga dhuna e shkaktuar nga një urdhërarrest kundër një ''kumbari'' të trafikut të drogës, është ''shumë më i lartë'' se 44 të vdekurit e konfirmuar aktualisht, deklaroi sot një zyrtar i qeverisë. "Jam i bindur se ky bilanc është shumë më i lartë se 44 viktimat e konfirmuara tashmë", deklaroi për televizionin xhamajkan Hero Blair, klerik i emëruar nga qeveria për të hetuar në mënyrë të pavarur lidhur me situatën në lagjet me baraka në Kingston, aktualisht shënjestra të dhunës së krijuar nga bandat dhe kartelet e drogës. Blair deklaroi se shifrat deri tani janë konfirmuar deri në 44 viktima, por sipas bilancit të përllogaritur nga AFP, në bazë të burimeve spitalore, bën fjalë për të paktën 60 të vdekur nga përleshjet që kanë nisur të hënën në kryeqytet mes forcave të rendit dhe bandave e klaneve të drogës, të cilat po përpiqen të pengojnë arrestimin e të ashtuquajturit "kumbari", Christopher "Dudus" Coke, për të cilin SHBA-ja kërkon të ekstradohet./ /i.p/
KOMENTE