Tiranë, 28 Maj, NOA – "Një sistem gjyqësor i pavarur është një nga gurët themelorë të një kombi demokratik dhe një kërkesë e Bashkimit Evropian”.
Kështu është shprehur ambasadorja britanike në Shqipëri, Fiona McIluham, gjatë fjalës së mbajtur në një tryezë të rrumbullakët të ekspertëve ligjorë dhe gjyqësorë, e organizuar nga ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, si dhe ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi.
Sipas saj, “është me rëndësi që të forcohet pavarësia, integriteti, profesionalizmi i gjyqësorit dhe i gjykatave, në mënyrë që tek ai të kenë besim të gjithë, veçanërisht publiku shqiptar".
Në këtë mënyrë ajo ka mbrojtur edhe qëndrimet e parafolësve të cilët kritikuan Kuvendin për rrëzimin e kandidatit të dekretuar nga presidenti i Republikës për Gjykatën e Lartë, Vangjel Kosta, duke pohuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në punën e gjyqësorit.
n.e/NOA