English

Anglia konfirmon qëndrimin pozitiv për Kosovën

Nju Jork, 28 maj, NOA – Ndërrimi i qeverisë në Angli nuk do të sjellë ndërrimin e kursit dhe qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj pavarësisë së Kosovës.

Diplomati i Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se mbështetje për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës nuk do të njoh asnjë ndryshim në linjën pro pavarësisë.

Ambasadori, Mark Lyall Grant, prezantoi qëndrimin e Anglisë në një fjalim që ka mbajtur sot në Këshillin e Sigurimit.

Sipas tij mbështetja e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës “nga Mbretëria e Bashkuar është e palëkundur”.

Diplomati ka theksuar se zhvillet në Kosovë janë pozitive dhe zgjedhjet e fundit kanë treguar se shteti po funksionon.

Sipas tij kjo e bënë edhe më të madhe shpresën e vendeve të Bashkimit Europian për një demokraci funksionale dhe zgjidhjes së problemeve.

m.xh/NOA

KOMENTE