English

Antilopat në Kazakistan po rrezikojnë zhdukjen

Kazakistan, 28 Maj NOA - Është një ndodhi e cila nuk po ka të ndalur dhe bëhet fjalë pikërisht për antilopat në Kazakistan që tashmë kanë arritur shifrën e 12 mijë të tilla të cilat kanë ngordhur. Numri i tyre është gati përgjysmuar në zonën Urali kazaki.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur autoritet sanitare të këtij vendi.

Duhet thënë se infeksionet që marrin nga bakteret e shumtë po përbëjnë një dramë të vërtetë për këtë specie e cila prej kohësh është në rrezik të zhdukjes.

Kështu në lidhje me këtë ndodhi të tmerrshme, përgjegjësia e WWF për Azinë qëndrore, Olga Pereladova, ka theksuar se ajo çka po ndodh është një katastrofë e vërtetë.

r.b/NOA

KOMENTE