English

Arrestohet agresori i Maks Velos, një biznesmen 50-vjeçar

Tiranë, 28 Maj, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë shoqëruar biznesmenin 50-vjeçar, me emrin Shpëtim Dama, pasi ndaj tij është ngritur një kallëzim penal prej artistit Maks Velo për ushtrim dhune.

“Strukturat e policisë nuk pasur dijeni për incidentin dhe dhunën e ushtruar ndaj Maks Velos, por menjëherë, pas marrjes së informacionit nga media e shkruar, është marrë kontakt për të sqaruar rrethanat me të”, thuhet në komunikatën përkatëse të policisë së Tiranës.

Më tej, sqarohet sesi Velo, në kallëzimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit në një media të shkruar, të një artikulli më datë 11.03.2010.

Nga veprimet hetimore të kryera, u identifikua autori i dyshuar i cili është 50 vjeç, me banim në Tiranë, me profesion biznesmen.

Ai aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërkohë materialet hetimore do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE