Axhenda Ndërkombëtare 28 Maj 2010
-------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NJU ORLEANS (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon një vizitë në Luizianë për të vëzhguar përpjekjet për eliminimine e naftës në Gjirin e Meksikës.
SIDNEJ/TOKIO/BERLIN/PARIS/LONDËR/ROMË/MADRID/GJENEVË/MONTREAL - IPad-i, pas një suksesi të madh që pati në Amerikë mbërrin në Japoni, në Australi dhe në gjashtë vende të Evropës, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Itali, Zvicër dhe në Kanada.
TË TJERA
--------------
SEUL - Kryeministri kinez, Wen Jiabao zhvillon vizitë në Seul ndërkohë që Koreja e Jugut kërkon mbështetjen e Pekinit për të dënuar Phenianin, akuzuar zyrtarisht për mbytjen e një anijeje. Qeveria japoneze njoftoi dje ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.
SARDIHA (Indi) - Të paktën 65 persona humbën jetën pas daljes nga shinat të një treni të itinerarit Kalkuta-Bombei, në perëndim të Indisë, njoftuan burime policore.
PARIS/LONDËR/FRANKFURT/MADRID/MILANO - Evoluim i bursave evropiane, pas një rritje të përgjithshme në vendet kryesore financiare të Bashkimit Evropian.
PRAGË - Çekët do të votojnë sot për zgjedhjet legjislative që janë ndarë në dy ditë.
PARIS - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu përfundon vizitën në Paris. Ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner dhe kryeministrin, François Fillon.
PARIS - Përfundon takimi ministerial i OCDE-së.
ZAGREB - Vizitë e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Serge Brammertz./
/ec/ a.jor.