English

Brazil - Lula: Arsenali Bërthamor Iranian I Vjetruar

RIO DE ZHANEIRO, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Arsenalet bërthamore të Iranit janë vjetruar dhe kriza bërthamore e Teheranit duhet të zgjidhet me negociata, deklaroi sot presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, me rastin e hapjes së Forumit të tretë Botëror të Qytetërimit në Rio de Zhaneiro. Lula i cilësoi si të vjetruar arsenalet bërthamore iraniane dhe kujtoi se Brazili është një nga vendet e pakta që e sanksionojnë çarmatimin bërthamor deri në Kushtetutë. Presidenti brazilian theksoi edhe një herë tjetër për nevojën e një zgjidhjeje me negociata për problemin që është krijuar me programin bërthamor iranian, duke kujtuar sërish "vlerat e marrëveshjes që u nënshkrua ndërmjet Iranit, Brazilit dhe Turqisë për pasurimin e uraniumit iranian sipas formulës së studiuar nga IAEA, të cilën presidenti amerikan Barak Obama e kishte aprovuar por që tashmë diplomacia amerikane, me në krye Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton e refuzon". /e.v/
KOMENTE