English

Calciopoli, Morati: Heqja e kampionatit 2006 nga Juventus, vendim i drejtë

Itali, 28 Maj NOA - I ftuar nga “Gazzetta dello Sport”, Massimo Moratti, presidenti i Interit dhe pse aktualisht ka një çështje tepër delikate me teknikun e tij Murinjon nuk ka hezituar të flasë dhe për Calciopolin.

“Heqja e kampionatit 2006 nga skuadra e Juventusit ishte një vendim i drejtë pasi ishin pikërisht bardhë e zinjtë të cilët u dënuan”, - theksoi Moratti duke shprehur mendimin e tij në lidhje me kampionatin e vitit 2006.

Presidenti i zikaltërve shtoi gjithashtu se dhe vendimi për të cilin Interi mori fitoren e tij në tavolinë, ka qenë tepër i drejtë pasi sipas tij ishte skuadra e cila vinte menjëherë pas Juventusit dhe nuk ishte e implikuar aspak në procesin gjyqësor të Calciopolit.

r.b/NOA

KOMENTE