Erdogan: Nuk Është Koha Për Sanksione Të Reja Kundër Iranit
RIO DE ZHANEIRO, 28 maj /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan deklaroi dje se nuk ishte koha për shqyrtimin e mundësive për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, që Perëndimi e akuzon për fshehje të ambicieve bërthamore.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin brazilian Luis Inasio Lula de Silva, kryeministri turk theksoi se Irani ka bindur Ankaranë se nuk dëshiron të zhvillojë armë bërthamore.
Da Silva theksoi se marrëveshja për dërgimin e uraniumit iranian në Turqi përbën një mundësi që nuk duhet të lëshohet./ a.jor.