English

Gjiri I Meksikës - Obama Viziton Një Plazh Të Luizianës

NJU JORK, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, mblodhi disa copa zifti që kishin mbërritur deri në plazhin e Port Fourchon, në jugut të Luizianës, ku presidenti po zhvillon aktualisht një takim me përgjegjësin e operacioneve të izolimit të ndotjes, admirali Thad Allen, njoftoi i dërguari i agjencisë franceze të lajmeve AFP, i cili është gazetari i akredituar për të shoqëruar presidentin Obama në Luiziana, me detyrën për të informuar të gjithë shtypin. "Është një ditë ideale për të mbledhur dhe pastruar naftën nga uji. Deti është i qetë dhe lejon që dhjetëra anije të punojnë për të parandaluar ardhjen e njollës së madhe pranë brigjeve", deklaroi Obama. /e.v/
KOMENTE