English

Gjiri I Meksikës - Për Herë Të Parë "Bp" Flet Për Katastrofë Ekologjike

NJU JORK, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Për herë të parë, pas më shumë se një muaji nga drama, kompania britanike e naftës BP e cilësoi "një katastrofë ekologjike" ndotjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës, shkaktuar nga një shpërthim që solli mbytjen e platformës naftënxjerrëse Deepwater Horizon më 20 prill. Administratori i deleguar i BP-së, Tony Hayward, gjatë deklaratave të tij në emisionet televizive "talk shog" të së premtes foli për katastrofë ekologjike ndërsa deri sot kompania britanike ndërkombëtare kishte përdorur vetëm termin "incident". /e.v/
KOMENTE