Greqi - Grevë E Re E Sektorit Të Transportit Detar Nga E Hëna
ATHINË, 28 maj /ATSH-AFP/ - Transporti detar në Greqi, kryesisht drejt ishujve, do të jetë shumë i trazuar të hënën për shkak të një greve 24 orëshe kundër kabotazhit, urdhër që kufizon lundrimet në afërsi të brigjeve njoftoi sot Federata Panhelenike e Detarëve (PNO).
Sindikata, me rreth 20 mijë anëtarë që ndjekin masivisht direktivat e drejtuesve, ka organizuar tashmë një grevë mbarëkombëtare më 1 maj në protestë kundër vendimit të qeverisë për të hequr kufizimet e kabotazhit të vendosura për anijet transoqeanike që nuk janë evropiane.
"Detarët grekë do t'u bëjnë ballë politikave qeveritare të cilat po shkelin të drejtat e tyre dhe që do të shkaktojnë humbje masive të vendeve të punës", u shpreh Jorgos Halas, sekretari i përgjithshëm i PNO, i cili citohej nga në një deklaratë të sindikatës./
/i.p/