Guatemala - Qeveria Dekreton Gjendjen E Katastrofës Natyrore Pas Shpërthimit Të Vullkanit Pacaya
GUATEMALA, 28 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i Guatemalës, Alvaro Colom dekretoi gjendjen e katastrofës natyrore për shkak të aktivitetit në rritje të vullkanit Pacaya hiri i të cilit ka arritur në kryeqytetin Guatemala.
Autoriteti i aeronautikës civile në vend njoftoi sot ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e kryeqytetit.
"Të gjitha fluturimet u ndërprenë për shkak të sasisë së madhe të hirit të rënë mbi pistë. Hiri duhet të largohet sepse një avion mund të shkaktojë aksident nëse ecën mbi të'', deklaroi për shtypin një zëdhënëse e autoritetit të aeronautikës, Monica Monge./
/ec/ a.jor.