English

In: 85 % E Testimeve Ne Ndertim, Përafrohen Me Standardet E Be-Së

TIRANË 28 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Ndër testimet për materialet e ndërtimit që kryen Instituti i Ndërtimit, 85% e tyre i përafrohen standardeve të Bashkimit Europian, tha të premten për mediat drejtori i tij, Artur Roshi. Nisur nga ky rezultat, që lidhet direkt me angazhimin e qeverisë për rritjen e cilësisë së produkteve të ndërtimit, Çekia, vend anëtar i BE-së ka zgjedhur Shqipërinë si promotore të rajonit për ngritjen e cilësisë së produkteve ndërtimore, tha ai. Në këtë kuadër, Instituti i Ndërtimit nënshkroi në Çeki memorandumin 5-vjeçar me Qendrën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Zyrën e Metrologjisë, Standardeve dhe Testimit në Pragë (Çeki). "Ky memorandum do të ndihmojë laboratorët tanë të rrisin cilësinë e tyre teknike, cilësinë e burimeve njerëzore dhe do të bëjë që standardet europiane të kuptohen plotësisht", tha Roshi. Pjesë e bashkëpunimit do të jenë dhe punët kërkimore të përbashkëta për zhvillimin e standardeve, kryerja e testimeve krahasuese ndërlaboratorike, materialeve të ndërtimit, me asistencën teknike të Zyrës Çeke të Standardeve. Drejtori i IN-së Roshi theksoi se qeveria shqiptare ka krijuar një terren pro-biznes dhe pro-investime, ndaj dhe investitorët kërkojnë garanci për cilësinë e investimeve të tyre, ku përfshihen dhe produktet e ndërtimit, që mund të sigurohen përmes testimeve dhe sigurisë së lartë të matjeve. Aktualisht, Shqipëria dhe konkretisht Tirana janë në fazën e ndërtimeve masive, ku cilësia e produkteve të ndërtimit përbën një ndër elementët kryesorë për sigurinë e jetës./n.m/
KOMENTE