Indi - Një Grup I Mbështetur Nga Maoistët Merr Përgjegjësinë Për Aksidentin E Trenit
NJU DELHI, 28 maj /ATSH-AFP/ - Një grup i mbështetur nga rebelët maoistë mori përsipër përgjegjësinë e aksidentit hekurudhor në Indi, ku sipas një bilanci të ri numri i të vdekurve arriti në 71 persona, njoftoi agjencia indiane e lajmeve, Press Trust of India (PTI).
Të paktën 71 persona humbën jetën pas daljes nga shinat të një treni të itinerarit
Kalkuta-Bombei, në perëndim të Indisë.
Aksidenti ndodhi në orën 08:00 GMT në distriktin e Midnaporit Perëndimor, bastion i maoistëve, 135 kilometra në perëndim të Kalkutës./ a.jor.