English

Interneti, seksi, celularët dhe kumari, varësitë e reja të të rinjve

Firence, 28 Maj, NOA – Internet, video-game, telefonat celularë, seksi, pazari, kumari. Këto janë varësitë e reja të të rinjve të ditëve të sotme, sipas përfaqësuesve të psikoterapisë së komunitetit, të cilët janë mbledhur në Firence për kongresin e 36-të ndërkombëtar të organizuar nga SEPI (Shoqata për Hulumtim dhe Psikoterapi) si dhe Shkolla e Psikoterapisë Krahasuese.

"Të gjitha këto dukuri të reja, - thonë organizatorët e kësaj konference, - mund të çojnë në sjellje jofunksionale dhe të krijojnë probleme që lidhen me objekte, aktivitete apo stil jete të shkatërruar, duke ua vështirësuar marrëdhëniet dhe duke u krijuar një marrëdhënie të shtrembëruar me realitetin dhe botën e jashtme".

Për ekspertët, të gjithë këta elementë të rinj që i përkasin gjeneratës së re, dëshmojnë një rrezikshmëri të madhe për jetën sociale.

“Një rrezik më i madh për fëmijët dhe të rinjtë, - thonë ekspertët, - sidomos në mesin e tyre që përqafojnë teknologjitë e reja”.

n.e/NOA

KOMENTE