Japoni - Përjashtohet Nga Qeveria Ministri Që Kundërshtoi Marrëveshjen Për Një Bazë Ushtarake Amerikane
TOKIO, 28 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri japonez, Yukio Hatoyama vendosi sot të përjashtojë nga qeveria e tij e koalicionit një ministër që kundërshtoi marrëveshjen e arritur me SHBA-në mbi transferimin e një baze ushtarake në Okinava, njoftuan mediat.
Mizuho Fukushima, sekretar i Shtetit për Konsumatorët dhe presidenti i Partisë Socialdemokrate kishte njoftuar publikisht se nuk do të pranonte qëndrimin e bazës ajrore amerikane në Futenma, ishull subtropikal.
Gjatë një takimi të qeverisë kushtuar kësaj çështjeje, Fukushima refuzoi të miratojë marrëveshjen e negociuar mes Tokios dhe Uashingtonit./
/ec/ a.jor.