English

Japonia Ashpërson Sanksionet Kundër Koresë Së Veriut

TOKIO, 28 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria japoneze njoftoi sot ashpërsimin e sanksioneve kundrejt Koresë së Veriut, pas mbytjes së një anijeje koreanojugore, përgjegjësia e së cilës iu atribua Phenianit. "Qeveria miratoi masa të reja kundër Koresë së Veriut", njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Hirofumi Hirano. Ai theksoi se transfertave financiare që bëhen nga rezidentët në Japoni drejt Koresë së Veriut iu është hapur drita e gjelbër nga autoritetet për shuma shtesë deri në 27 000 euro, ndërkohë që një autorizim i tillë nuk ishte i nevojshëm për momentin veçse për shuma më të mëdha se 91 000 euro./ /ec/ a.jor.
KOMENTE