English

Java Europiane e SME-ve, Shqipëria i bashkohet për herë të parë nismës

Tiranë, 28 Maj, NOA – Shqipëria i bashkohet për herë të parë nismës “Java Europiane e SME-ve”, e cila është një fushatë pan-europiane e koordinuar nga Komisioni Europian, drejtoria e Përgjithshme e Ndërmarrjeve dhe Industrisë, që udhëhiqet nga principet e Small Business Act.

Në këtë mënyrë, vendi ynë është angazhuar për të stimuluar veprimtaritë në fushën e SME-ve në nivel kombëtar apo rajonal dhe për të mundësuar sjelljen e eksperiencave dhe praktikave më të mira, me qëllim për të promovuar arritjet e tyre.

Sipas të dhënave, aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat kontribuojnë me mbi 80 % të GDP, ku SME-të përfaqësojnë 99.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Sipas raportit te Progresit të politikave për SME-të 2009 të OECD, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në disa fusha si: në hapjen e një biznesi shpejt dhe me kosto të ulët, në reformën rregullatore në reduktimin e barrierave administrative për marrjen e licencave, në sistemin e taksave duke ulur barrën fiskale, nëpërmjet taksës se sheshtë prej 10% dhe duke reduktuar tatimin për sigurimet shoqërore nga 20% në 15%.

n.e/NOA

KOMENTE