English

Kapet në Korçë furgoni me 6 klandestinë, po shkonin drejt Greqisë me 100 euro

Korçë, 28 Maj, NOA – Ndërsa udhëtonte i mbushur plot me klandestinë me destinacion Greqinë, një furgon është ndaluar nga forcat e policisë së Korçës.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Artan Sula, banues në Labinot të Elbasanit, i cili po u jepte ndihmë pasagjerëve të tyre për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit prej 100 eurosh për person.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit me targë EL324A, me emrin Ll. Bezhani, i cili gjithashtu ishte në dijeni të këtij trafiku të klandestinëve.

Ndërsa klandestinët mësohet se mbajnë emrat N. Bajrami, R. Rama, V. Matoshi, E. Musta, A. Haka dhe E. Duka; që të gjithë banues në qytetin e Elbasanit.

Policia nga ana e saj ka nisur veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, ndaj të ndaluarit të lartpërmendur, Artan Sula si edhe Ll. Bezhanit, ndërsa

materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE