English

Kosova nënshkruan marrëveshje për energjinë me Slloveninë

Lubjanë, 28 maj, NOA – Qeveria e Kosovës ka rritur ndjeshëm bashkëpunimin rajonal. Sllovenia dhe Kosova kanë nënshkruar sot në Lubjanë një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Memorandumin për bashkëpunim e kanë nënshkruar sekretarja shtetërore në ministrinë e ekonomisë së Sllovenisë, Darja Radiç, dhe ministrja për energji dhe xehetari e Kosovës, Justina Shiroka Pula, të cilat me këtë rast kanë shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së dyanshme.

Sipas marrëveshjes, parashihet edhe ndihma e Sllovenisë për Kosovën në forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e energjisë dhe xehetarisë dhe në afrimin me rregullat e Bashkimit Evropian.

NOA

KOMENTE