English

Krijon Prova Të Rreme Mbi Një Ngjarje Kriminale, Arrestohet Oficeri I Policisë Gjyqësore

TIRANE, 28 Maj/ATSH-M. Shkurta/.- Pas një hetimi disa mujor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me njësinë Task Force të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, sot u krye arrestimi i oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vasil Ristani. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme bëri të ditur se Ristani akuzohet se "për qëllime përfitimi dhe duke shpërdoruar atributet e policisë gjyqësore, ka sajuar prova të rreme gjatë hetimit të një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke sjellë si pasojë pafajësinë e një autori vrasjeje". Sipas tij, Ristani do të përgjigjet para drejtësisë për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv të kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike dhe të shpërdorimit të detyrës, vepra penale të parashikuara nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal. Menjëherë pas arrestimit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mori masën e pezullimit nga detyra të punonjësit të policisë Vasil Ristani. Ndërkohë, strukturat hetimore vazhdojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat e mundshëm të përfshirë në këtë çështje. /s.s./
KOMENTE