English

Kroacia Angazhohet Për Rikuperim Të Dokumenteve Të Kërkuara Nga Tpi-Ja

ZAGREB, 28 maj /ATSH-AFP/ - Autoritete kroate janë angazhuar sot të vazhdojnë kërkimet e tyre lidhur me rikuperimin e disa dokumenteve të kërkuara nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, (TPI), Serge Brammertz, të cilat lidhen me konfliktin e viteve 1991-'95 mes kroatëve dhe serbëve. "Në hetimet për rikuperimin e atyre dokumenteve (...) asgjë dhe askush nuk është i paprekshëm", deklaroi Jadranka Kosor, kryeministrja kroate, pas një takimi me Brammertz. "Edhe pse ne i kemi dorëzuar TPI-së dokumentet që kishin në zotërim dhe kemi dhënë shpjegime për (...) dokumentet të cilat nuk janë rikuperuar, ekipet tona të hetuesve do të vazhdojnë punën e tyre", theksoi Kosor, e cila i referohej grupit të punës që merret me hetimin për dokumentet e zhdukura. "Jam e kënaqur të di se grupi i ekspertëve të hetuesisë do të vazhdojë dhe zgjerojë veprimtarinë hetuese dhe shpresoj që japë rezultat", u shpreh Brammertz./ /i.p/
KOMENTE