English

Kukes: Kerkimet Per 6-Vjeçaren E Zhdukur Shtrihen Edhe Ne Kosove

KUKES, 28 maj/ATSH-R.Hoxha/. - Ndërsa nuk kanë rreshtur prej 6 ditësh kërkimet e forcave të Policisë së Kukësit për gjetjen e vajzës 6-vjecare me inicialet B.M nga fshati Zapod, e zhdukur ne menyre te mistershme që nga mbasditja e 22 majit, kërkimet janë shtrirë edhe në Kosovë. "Kërkimet nuk kanë rreshtur për asnjë çast, ndërsa 3 punonjës të policisë së Kukësit janë dërguar dhe po hetojnë bashkë me policinë e Kosovës në zonën e Dragashit. Po ashtu, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë në ndihmë të policisë lokale sot kanë ardhur edhe ekspertë të sektorit kundër krimit të organizuar nga Tirana", tha për ATSH-në nëndrejtori i drejtorisë së policisë së qarkut, Xhafer Elezi. Por ndonëse kërkimet janë shtrirë jo vetëm në një zonë të gjërë të rrethit të Kukësit, por tashmë edhe në Kosovë, ende nuk ka ndonjë pistë të saktë të zhdukjes së 6-vjecares, ndërsa mbizotëron pista e rrëmbimit për arsye trafikimi. Ngjarja zë fill më 22 maj rreth orës 17.00, kur të afërmit dhanë alarmin për zhdukjen e papritur të 6-vjecares, që ndodhej vetëm 400 metra larg fshatit Zapod, rreth 40 kilometra larg qytetit të Kukësit. "Megjithë kërkimet e vazhdueshme, ende nuk ka ndonjë gjurmë të saj, as ndonjë të ndaluar nga policia, e cila vetëm sa ka pyetur e ripyetur personat që mund të dinin dicka për ngjarjen", thotë Elezi. /a.ke/
KOMENTE