Lezhë: Aksident Në Superstradë, Humb Jetën Motoçiklisti
LEZHË, 28 Maj/ATSH-G. Marku/ - Drejtuesi i një motoçikleta ka humbur jetën pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Fushë-Krujë.
Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, Eliona Nika, motoçikleta që drejtonte Jetmir Mehja, 33 vjeç, u pëplas me një betoniere, të drejtuar nga Lulzim Lika, rreth të dyzetave, në afërsi të fshatit Gjorm.
Sipas policisë, Jetmir Mehja, nga fshati Bërdicë, Shkodër, ka humbur jetën./ch/