Lula: Armët Bërthamore Janë Ato Që E Rrezikojnë Botën "Më Shumë Se Çdo Gjë''
RIO DE ZHANEIRO, 28 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi sot në Rio se janë armët bërthamore ato që po e rrezikojnë përditë e më shumë botën dhe jo marrëveshjet me Iranin, në kuadër të deklaratave të ashpra ë sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
"Ekzistenca e armëve të shkatërrimit në masë është ajo që e rrezikon botës së tepërmi dhe jo marrëveshjet me Iranin'', deklaroi Lula gjatë fjalimit të tij të hapjes së Forumit III botëror mbi Civilizimin.
Lula iu përgjigj deklaratave të ashpra dhe kritikave të djeshme të Clinton lidhur me marrëveshjen e nënshkruar më 17 maj mes Brazilit, Turqisë dhe Iranit.
"Besojmë se ta lejosh Iranin të fitojë kohë dhe ta lejojmë të injorojë komunitetin dhe unitetin ndërkombëtar lidhur me çështjen e programit të tij bërthamor e vendos botën përballë një rreziku shumë të madh", deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit.
Teherani i ka dorëzuar më 24 maj një dokument AIEA-së ku informohej zyrtarisht lidhur me marrëveshjen Turqi-Brazil-Irani të nënshkruar më 17 maj.
Marrëveshja e nënshkruar më 17 maj në Teheran parashikon shkëmbimin në territor turk të 1 200 kilogramëve uranium iranian të pasuruar lehtësisht deri në 3.5 për qind kundrejt 120 kilogramëve lëndë bërthamore djegëse të pasuruar rreth 20për qind, të siguruar nga fuqitë e mëdha dhe të destinuar për reaktorin e kërkimeve bërthamore me qëllime mjekësore të Teheranit.
Pavarësisht ofertës së re, SHBA arriti javën e kaluar të bindë Kinën dhe Rusinë të mbështesin një projektrezolutë të Këshillit të Sigurimit në OKB që parashikon një raund të katërt sanksionesh kundër Iranit./
/i.p/