English

Lushnjë: Festivali I Valles Tipologjike, Grupi I Kukësit Shpallet Fitues

LUSHNJË, 28 maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Asambli i qarkut të Kukësit u shpall të mërkurën në mbrëmje fituesi i Festivalit V Kombëtar të Valles Tipologjike që u zhvillua në 25-27 maj, në Lushnjë. Për tre netë, në festival u demonstrua kultura shqiptare dhe ballkanike, si një element që i ofron më shumë ballkansit. "Artistët e vërtetë sollën në këtë skenë madhështore vlerat e vërteta të trashëgimënisë së mrekullueshme kulturore," tha drejtori i festivalit, Esat Ruko. Sipas tij, kjo kulturë është fytyra e vërtetë e Shqipërisë, pasaporta më e mirë e saj, për ta integruar në familjen e madhe evropiane. "Tradita jonë ballkanike po na jep kënaqësi të veçantë kur sheh dhe emocionohesh me trupat kërcyese të Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Shqipërisë dhe nacionalitetetve të posadala në skenën e traditës folklorike," tha tha muzikologu Skënder Selimi. "Arti popullor është forca më e madhe e bashkimit shpirtërorë të popujve," tha Selimi. "Dalja në dritë e valles së lejlekut, (ishte) një gjetje fantastike dhe interpretim perfekt, brenda stilit dhe normës folklorike, nga grupi i Fushë-Krujës," tha Selimi. "Tre netët e festivalit treguan forcën magjike që mbart arti popullor," tha drejtori i Departamentit të Kulturës në bashkinë e Lushnjës, Maksim Kulla. Me me çmim të dytë u vlerësua ansmbli "Lidhja e Prizerenit" i Prizerenit dhe me çmim të tretë u vlerësuan përfaqësuesit e qarqeve Fier dhe Dibër. Ndërsa grupe dhe interpretues të ndryshëm u nderuan me çertifikata./ch/
KOMENTE