English

Meidani: Mazhoranca, presion ndaj emërimeve të gjyqtarëve

Tiranë, 28 Maj, NOA – “Janë vënë re përpjekje nga shumica e mazhorancës për të ushtruar presion ndaj emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje edhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë në përgjithësi”.

Një fakt të tillë, ish-presidenti Rexhep Meidani e ka theksuar gjatë konferencës së titulluar “Gjykatat në demokraci”, duke pohuar se “nuk nevojitet rekomandimi politik i një kandidati me anë të votës parlamentare”.

Ashtu si edhe parafolësi i tij në këtë konferencë, ish-presidenti Alfred Moisiu, edhe ai është shprehur kundër rrëzimit të kandidatit Vangjel Kosta, i cili u dekretua nga presidenti aktual, Bamir Topi, për anëtar në gjykatën Kushtetuese, vetëm duke u nisur nga parimi politik.

n.e/NOA

KOMENTE