Milano, 28 Maj NOA - Tashmë është bërë tepër e qartë se skuadra e Milanit është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kjo pasi pritet të largohet, Huntelaar.
Mund të jetë pikërisht ky i fundit i cili do të jetë pjesë e një marrëveshje që do të sjellë Ibrahimoviç në Milano.
Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, kuq e zinjtë kanë ofruar një shumë prej 35 milionë eurosh plus kartonin e Huntelaar dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e gjigantit suedez.
Në qoftë se një marrëveshje e tillë nuk do të përfundonte me sukses atëherë për Mlanin mbetet një emër tjetër në listë dhe bëhet fjalë për sulmuesin e City, Adebayor.
Ky i fundit ka pohuar se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Mançini dhe Milani do të ishte një mundësi tepër e mirë për të.
r.b/NOA