English

Motori përplaset me betonieren, vdes 33 vjeçari

Fushe-Krujë, 28 maj, NOA - Autostrada Milot-Fushë-Krujë i ka marrë jetën një tjetër personi. Aksidenti automobilistik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 09.45, në vendin e quajtur Mbikalimi i Patokut në Kurbin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Jetmir Mehja, 33 vjeç nga fshati Berdicë i qytetit të Shkodër, bënë të ditur policia.

Sipas njoftimi të forcave të rendit ngjarja ka ndodhur pas përplasjes së një betoniereje me targa LA 9492 A, me motorin që drejtonte 33 vjeçari Mehja.

Makina e tonazhit të rëndë drejtohej nga Lulzim Lika, 42 vjeç,banues në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Policia sqaron se është ngritur grupi i punës për hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e gjithë rrethanave të aksidentit fatal.

m.xh/NOA

KOMENTE