Milano, 28 Maj, NOA – Duket se ekipit të Interit i ka ngrirë buzëqeshja, edhe pas fitores së Ligës së Kampioneve, dhe kjo pasi, trajneri që arriti ta rendisë sërish të parin në radhën e më të mirëve pas dekadash, tashmë do të largohet prej tij.
Fjala është për largimin e Hoze Murinjos nga ky ekip, për të shkuar drejt Realit të Madridit, për një shumë me një vlerë prej 9 milionë dollarësh.
Tashmë, klubet e futbollit, Inter Milano dhe Real Madridi, kanë arritur marrëveshjen zyrtare që e lejon Murinjon ta ndërmarrë një hap të tillë.
Thuhet konkretisht se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte në Milano për takim me kolegun e tij nga Interi, Masimo Morati, për të diskutuar mbi transferimin e Murinjos.
n.e/NOA