Tiranë, 29 Maj 2010 NOA – Ja 12 gjërat që një i rritur nuk duhet t’i bëjë:
1. Një shenjë dalluese në e-mail. Kjo gjë nuk tregon pjekuri dhe seriozitet tek meshkujt dhe nuk duhet të praktikohet aspak tek personat që konsiderohen si të rritur.
2. Një frigorifer të zbrazur. Asnjëherë nuk duhet që frigoriferi ynë të jetë i zbrazur pasi gjithmonë duet të jemi të gashtë të ofrojmë tre vaktet kryesore të ditës për partneren tonë madje mëngjesin mundësisht t’ia ofrojmë në shtrat.
3. Një Playstation. Kur kërkojmë që të relaksohemi asnjëherë nuk duhet të bëjmë diçka të tillë si fëmijët duke luajtur me Playstation kjo pasi krijon përshtypjen e humbjes së kohës.
4. Një varëse çelësash me hapëse pijesh. Diçka e tillë mund të themi se i përket kohërave të shkollës dhe në rast se keni një të tillë nuk krijoni përshtypje të mirë tek një vajzë.
5. Një bluzë fatsjellëse. Për një person i cili e konsideron veten sit ë rritur çdo bluzë është fatsjellëse.
6. Një pasaportë të pastampuar, pra të papërdorur për lëvizje jashtë shtetit. 7. Ëndrra për sportet olimpike. S’duhet të mendojë hiç se mund të garojë në to. 8. S’duhet të ketë më pak se 20 mijë lekë në portofol. Diçka e tillë tregon një neglizhencë në jetë dhe një burrë i vërtetë duhet të tregojë se gjithmonë është i gatshëm për një kafe të rastit ose për të pirë me shoqërinë e tij. Madje një kartë kreditit do të jetë më e përshtatshmja për portofolin tonë.
9. Një emër për organin e tij gjenital. Kjo dhe kur personi mendon se ai mund të jetë një emër tepër i veçantë dhe i zgjuar. Sepse ka shumë syresh që i vënë nofkë “veglës” duke e quajtur herë me përkëdheli dhe herë sipas emrit që i vë partnerja.
10. Jo birrave të lira. Gjithmonë duhet të porosisim birra të cilat janë deri diku të kushtueshme pasi tregojmë se zgjedhim diçka cilësore për të pirë.
11. Emra të koduar për vajzat jo të bukura. Faktikisht emrat me kode nuk duhet të përdoren për asnjë lloj bisede.
12. Një dhënie duarsh me stil. Diçka e tillë tregon papjekuri dhe shenja adoleshence. Histori të cilat lidhen me policët dhe kanë shprehje të tipit “Më pas i thashë policëve . . .”, harrojini.
r.b/NOA