Uashington, 28 Maj, NOA - Kompania “British Petrolium” është përgjegjëse për rrjedhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës dhe prandaj ajo duhet të mbajë përgjegjësi të plotë.
Një fakt të tillë, presidenti amerikan Barak Obama e ka bërë me dijeni gjatë një konference të posaçme, ku ka theksuar se qeveria amerikane do të ngarkojë me përgjegjësi të plotë këtë kompani, për atë që e ka cilësuar si “fatkeqësi të tmerrshme”.
Ajo nisi kur një pus nafte shpërtheu më 20 prill, duke vrarë 11 punëtorë dhe duke shkatërruar një pus nënujor.
Shkencëtarët amerikanë thanë se vlerësimet e reja tregojnë se pusi ka rrjedhur çdo ditë një sasi nafte, të barabartë me sasinë që përmbajnë 12 mijë fuçi, që e bën atë rrjedhjen më të madhe të naftës në historinë amerikane.
n.e/NOA