English

Pakistan - Të Paktën 56 Të Vdekur Nga Sulmet Kundër Dy Xhamive

LAHORE (Pakistan), 28 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 56 persona u vranë sot nga sulmet e kryera nga kamikazët në dy xhami të një sekti islamik në Lahore, në lindje të Pakistanit, njoftoi policia dhe përfaqësuesit e bashkisë. Kamikazët hapën zjarr mbi besimtarët në mes të lutjeve dhe hodhën granata. Njëri prej tyre hodhi veten në erë. "Ne kemi zbuluar mbi 50 trupa në xhaminë më të populluar dhe frekuentuar, atë 'Garhi Shahu'', deklaroi Sajjad Bhutta, shefi i administratës në bashkinë e Lahores./ /ec/ a.jor.
KOMENTE