English

Pakistan - Të Vdekur Dhe Pengje Nga Sulmi Kundër Dy Xhamive

LAHORE (Pakistan), 28 maj /ATSH-AFP/ - Disa persona u vranë dhe u plagosën dhe disa të tjerë u morën peng nga sulmi kundër dy xhamive në Lahore, një qytet i madh në lindje të Pakistanit, njoftoi policia. "Terroristët qëlluan me armë, hodhën granata dhe morën peng disa njerëz në një xhami'', deklaroi Muhzar Ahmed, një zyrtar i lartë i shërbimeve të sigurisë të qytetit. "Ekipet e shpërtimit më njoftuan se ka shumë të vdekur dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i tyre'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE