English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 28 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Angazhim i shumanshëm për mbrojtjen e ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit - PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Limajt - Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, përveç mbështetjes politike, pritet të marrë edhe mbështetje financiare nga partia e tij. PDK-ja ka krijuar një fond që do të shërbejë për t'i paguar pesë avokatë në "betejën" e Limajt për mbrojtje nga akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar Tituj të tjerë: Kuvendi obligon Qeverinë që t'i bllokojë zgjedhjet ilegale serbe Betejë kundër kriminelëve të dekadës në Kosovë KE-ja propozon udhëtim pa viza për Shqipërinë dhe Bosnjën Hyseni: Ose përmendet edhe Kosova, ose nuk përmendet askush BE-së i duhet strategji për Kosovën Kosova e Shqipëria, vetëm shkëmbim tekstesh mësimore Barroso: Kriza nik do ta ndalë zgjerimin e BE-së "Tribuna shqiptare" Reagimet në Shqipëri për rekomandimin e KE-së - Arritje historike! - Shqipëria ka marrë sinjale pothuajse përfundimtare për liberalizimin e vizave. Kjo vlerësohet një arritje historike për të gjithë shqiptarët! Tituj të tjerë: Prishtinë - Shenja pozitive për Kosovën - Renzo Davidi mendon se ka sinjal pozitiv edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Hetimet e dështuara - "Shtëpia e verdhë" fantazmë Përfitohen 110 milionë euro Tony Blair viziton këtë vit Kosovën Të ndalohen zgjedhjet serbe! BE të ketë strategji për Kosovën "Zëri" Dështon kthimi në veri - Institucionet e Kosovës janë dorëzuar përballë problemit të veriut Tituj të tjerë: Kuvendi kërkon veprim për veriun Policia e Kosovës "injoron" zgjedhjet serbe Udhëzimi ndihmon korrupsionin Kërkohet largimi i Lushtës nga KQZ-ja Protagonizmi shqiptar në Betejën e Kosovës (1389) i pamohueshëm "Express" Porosia shpresëdhënëse - Komisarja për Drejtësi, Cecilia Malmstrom, tha se BE po haron një plan për të lehtësuar procedurat për marrjen e vizave nga qytetarët kosovarë. Kjo është porosia e Brukselit për Prishtinën, ditën kur Unioni publikoi vendimin e kolegjit të komisionerëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Tituj të tjerë: BBC - Fundi i kërkimeve - Për vite të tëra kanë qarkulluar thashetheme se serbët e rrëmbyer gjatë muajve të pasluftës në Kosovë janë vrarë për t'iu marrë organet e tyre. Por, kërkimet kanë dështuar të japin dëshmi. Borxhi i parë - Pas një vit anëtarësimi, Kosova merr ndihmën e parë prej 110 milionë eurosh nga FMN, në formë të kredisë së butë. Strategji fyerjesh - Seanca për Veriun provokoi një debat të madh në Parlementin e Kosovës. Tërë ditën e enjtje, deputetët fyen njëri tjetrin, hodhën akuza për korrupsion dhe shitën patriotizëm. Kështu, ata shmangën temën për të cilën u mblodhën. Koment - Rindërtojeni Unionin "Bota Sot" Kryeziu: Kuvendi ankand i patriotizmit - Kuvendi debatoi për cenimin e sovranitetit Tituj të tjerë: Kosova përfiton 110 milionë euro nga FMN-ja Filips: Të shkarkohet Kermabo - Eulex-i ka nevojë të reformohet Thaçi: Do të jem udhëheqës i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit I hiqen vizat Shqipërisë - Berisha: Heqja e vizave, vendim historik UNMIK-u vazhdon luftën speciale kundër Republikës Fundi i konspiracionit mesjetar - Editoriali "Lajm" Debati për veriun "ndez fitilin" e akuzave ndërmjet deputetëve - Kontrabandë partiake Tituj të tjerë: Komisioni Evropian miratoi raportin për Shqipërinë - Shqiptarëve t'u hiqen vizat Ministri Fatmir Limaj përgatitet për mbrojtje - Me tre avokatë Fondi Monetar Ndërkombëtar ia ndan Kosovës milionat e parë - Hua, 110 milionë euro "Shtëpia e verdhë", fundi i përralles Konferencë shkencore për gjuhën shqipe - Është kohë e standardit "Infopress" Kosova përfiton 110 milionë ? nga FMN - Qeveria e Republikës së Kosovës të enjten ka nënshkruar marrëveshjen e parë me FMN Tituj të tjerë: Kosova, histori suksesi Tani radhën e ka Kosova - Komisioni Evropian, ka propozuar që Shqipëria dhe Bosnja, të përfitojnë liberalizim të vizave me BE-në. Fundi i pretendimeve për trafikim organesh Monumenti i Paqes, dhuratë NATO-s Veriu, fjalë apo vepra Shqiptari i tretë në Botëror Editorial - Kosova ka nevojë për disiplinim të rreptë "Epoka e Re" Kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar - Thaçi thellon pllugun: Kërkon hetime prej 1999-s Tituj të tjerë: Kosova të funksionojë si shtet Kosovës, 110 milionë euro Sot dihen detajet e protestës Çka thanë patriotët deputetë për protestën e së dielës? Shqipërisë dhe Bosnjës i hiqen vizat, në radhë Kosova "Kosova Sot" Pas shumë bisedimesh, arrihet marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar - Kosova merr hua 110 milionë euro Tituj të tjerë: Gjyqtari, seancë private me kolegun e pandehur dhe prokurorin 38 raste korrupsioni në Prokurorinë Speciale Tre avokatë amerikanë për Limajn Editoriali - Fshati digjet, ajo krihet - Kuvendi ynë duhet përgëzuar për kurajon që po e manifeston kohëve të fundit në trajtimin e çështjeve të ndieshme. /a.ke/
KOMENTE