English

Po kalonte rrugën, 14-vjeçarja shtypet nga një makinë

Durrës, 28 Maj, NOA – Ndërsa ishte duke ecur më këmbë përgjatë rrugës Ura e Dajlanit-Plepa, një vajzë 14-vjeçare është gjendur e përplasur me forcë nga një makinë që kaloi pranë saj.

Tashmë ajo ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore, lajm ky që konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit bregdetar.

Sipas tyre, autori i këtij aksidenti mësohet se është 23-vjeçari Florenc Elezi, banues në qytetin e Durrësit, me arsim 8 klasë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se rreth orës 10.00, në kohën kur drejtonte automjetin tip Volsvagen Polo me targa DR 2695 C, ka aksidentuar këmbësoren që mban inicialet A.M., banuese edhe kjo në qytetin e Durrësit.

Materialet proceduriale për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE