Berlin, 28 maj, NOA - Politikanët dhe përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga autoritetet gjermane, që ta ndalin dëbimin e romëve, të cilët nuk kanë bazë ligjore për qëndrim në Gjermani, dhe dërgimin e tyre në Kosovë.
Njëri nga nënshkruesit e thirrjes është edhe ish-ministri federal dhe ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Kristijan Shvarc Shilling, i cili tha se “politikanët duhet të mendojnë për fatin e njerëzve konkret” dhe shtoi se veçanërisht romët e rinj në Gjermani janë të integruar mirë.
“Kështu mijëra njerëz po shtyhen në fatkeqësi”, tha Shilling. Raportohet se sipas dokumentit të nënshkruar ndërmjet Berlinit e Prishtinës, afro 14 mijë romë, që nuk e kanë leje qëndrimi në Gjermani, duhet të kthehen gjatë viteve të ardhshme në Kosovë.
Ndërkohë që për qytetarët e tjerë të Kosovës autoritetet gjermane nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.
m.xh/NOA/RFE