English

Rama: Berisha të harrojë se mund të kalojë "lumin" e transparencës me kutitë në krah

Tiranë, 28 maj, NOA – “Berisha ta harrojë se mund të hedhë lumin e transparencës me kutitë e mbyllura ta votimit në krah”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, gjatë konferencës për mediat në selinë e Partisë Socialiste.

Kreu i PS-së theksoi se Kryeministri Berisha duhet të kuptojë se afati dy javor për zgjidhjen e situatës politike është ultimatum.

"Afati dy javor ka përmbajtje ultimative”, - tha Rama. Ai u shpreh se “na është thënë fare shkoqur se çfarë kostoje do të këtë për vendin moszgjidhja e problemit të transparencës brenda këtij afati”.

Kreu i PS-së theksi se nga Kryeministri Berisha nuk është kërkuar që të krijojë hapësira për opozitën, por duhet që vetëm të zbatojë Kushtetutën.

“Qeverisë nuk i kërkon kush të krijojë hapësirë për opozitën por të respektojë ligjin.

Nuk kërkojmë as më shumë as më pak nga Berisha që të kuptojë se ku vend nuk është mbretëri, por republikë kushtetuese”, tha Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste shtoi se është koha për zgjidhjen e krizës dhe vendosjen e stadardit të transparencës.

m.xh/NOA

KOMENTE