Rama: Është Koha E Zgjidhjes Së Transparencës
TIRANË, 28 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh sot në një takim me gazetarët, se është koha e zgjidhjes së problemit të transparencës me urtësi dhe afati dyjavor i vendosur nga ndërkombëtarët është ultimativ.
"Afati dyjavor ka padyshim një përmbajtje ultimative, të cilën z. Berisha, njësoj si unë, nuk ka arsye as t'a mohojë, dhe as t'a ndryshojë, derisa na është thënë fare shkoqur nga miqtë e partnerët e Shqipërisë, se çfarë kostoje, do kishte për vendin moszgjidhja e problemit të transparencës brenda këtij afati".
Në takimin me gazetarët, Rama u ndal edhe tek liberalizimi i vizave, për të cilën tha se, opozita është mbrojtëse e interesave të shqiptarëve për këtë çështje.
"Ne do të vazhdojmë t'i themi Europës se heqja e kufijve për shqiptarët nuk duhet të kushtëzohet nga asnjë e me asgjë", u shpreh kryetari i PS-së./a.s//n.m/