English

Sarandë: Operacioni "Pastrimi I Rivieres", Prishen 40 Ndërtime Pa Leje

SARANDË, 28 Maj /ATSH-T. Skuqi/.- Grupi operacional i Inspektoriatit të Ndërtimit Urbanistik Kombëtar prishi të premten 40 objekte pa leje në zonën e Ksamilit, në ditën e pestë të operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kreu i operacionit "Pastrimi i rivierës", Gjergji Bojaxhi, shprehu vendosmërinë maksimale në vijimin e operacionit ndërsa ka apeluar që njerëzit të mos shpenzojnë "për të ngritur objekte të forta vetëm nga struktura ndërtimore, pa patur edhe një strukturë po kaq të fortë ligjore." Sipas tij, ky operacion, që ka mbështetje të plotë ligjore, nuk shoqërohet me asnjë kosto në sezonin turistik të kësaj vere. Prishja e ndërtimeve pa leje, përveç patrimit të bregdetit, ka ndihmuar edhe në denoncimin e njerëzve që kanë abuzuar me trojet. Sipas Bojaxhi, banorët e cenuar janë bërë edhe më denoncues për trafikun dhe trafikantët e trojeve në Ksamil./ch/
KOMENTE